Të aplikosh në EuNC
Para se të merrni kursin tuaj të parë në EuNC, ju keni nevojë të shkoni nëpërmjet proçesit tonë të aplikimit. Kjo na ndihmonë ne që t’ju njohim më mirë dhe që të sigurohemi që kemi informacionin e mjaftueshëm për t’ju kontaktuar dhe mbajtur të dhëna korrekte për kohën tuaj në EuNC. Më posht do të gjeni një listë të plotë të materialeve të ndryshme që janë të nevojshme. Ne kemi nevojë të kemi të gjithë këtë informacion të dërguar disa javë para fillimit të kursit tuaj të parë, kështu ju lutem plotësoni sapo të vendosni që do të merrni këtë kurs.
1. Plotëso dhe dërgo dokumentin e mëposhtëm te Qendra juaj Mësimore.
- Printo dhe dërgo te EuNC aplikimin për pranim ose plotësoje formular online
- Kopje të shkruara nga të gjitha shkollat që ke mbaruar, nga shkolla e mesme dhe më të lartë (për studentët që kërkojnë çertifikatë).
- Një referencë pastorale duke përdorur këto referenca (studentët që kërkojnë çertifikatë).
- Një referencë personale duke përdorur këto formulare (për studentët që kërkojnë çertifikatë).
- Një kopje të firmosur të formulimit të synimit.
- Një tarif aplikimi prej €22
2. Pasi të kemi marr të gjithë dokumentacionin e listuar mësipër, ju do të kontaktoheni nga Koordinatori i Qendrës suaj Mësimore duke ju drejtuar në proçesin e plotësimit të aplikimit. Çdo pyetje mund t’i drejtohet shqiperikosova@eunc.edu.
3. Më pas Këshilli Akademik i EuNC-së do të marr dokumentat e aplikimit dhe do të vendosi për pranimin tuaj si student. Ju do të informoheni për vendimin e tyre nga Koordinatori i Qendrës suaj Mësimore.
4. Nëse jeni pranuar, Koordinatori i Qendrës suaj Mësimore do të vazhdoj të punojë me ju përsa i përket kontigjentit dhe regjistrimit të kurseve.
Ju mund të dërgoni materialet, elektronikisht, te adresa e email-it e siguruar ose nëpërmjet email-it te adresa e mëposhtme:
Z. Steve Beiler
c/o AEP, Box 62
K.P. 119
P.T.T. Tirana
ALBANIA
Telefon/Faks: +355-4-235-2726
Celular: +355-69-4092-045