Përshkrimi

Ky program konsiston në 60 ETCS/kredite (për një vit me kohë të plotë). Ai ka si qëllim thellimin e njohurive të studentëve në Bibël dhe në besimine krishterë dhe është përcaktuar për të ndihmuar ata që të rriten shpirtërisht dhe të inkurajojnë përfshirje më të gjerënë kishën lokale.

Përfundimet

Studentët të cilët diplomohen me Çertifikatën e Formimit Shpirtëror do të kenë:

  • një njohuri bazë të Shkrimit (PM1)* dhe të besimit të krishterë, veçanërisht nga një prespektivë Uesliane (Wesleyan) (PM2).
  • një të kuptuar të qartë të vizionit për qëllimin e kishës (PM3), dhe përgjegjësitë e kishës kundrejt botës dhe njerëzve të saj (KT3).
  • fillim të zbatimit të njohurive që ata kanë mësuar në jetën e tyre personale (KR1).
  • rritje në aktivitetin e jetës së tyre të shenjtë në të gjitha dimesionet e saj të jetës së përditshme (KT4) dhe individit (KT2) përmes njohjeve me disiplina të ndryshme shpirtërore (KT4).
  • një rritje e të qenit të informuar se kush janë ata si individ (KR5) dhe si shërbyes të përfshir në misionin e Perëndisë në botë (KR3).

Vini re: Plani mësimor është skicuar me arsyetimin se asnjë program edukimi nuk është i plotë, por duhet të shihet si shtrirja e një baze të të mësuarit gjatë gjithë jetës.

* Shkurtimet i referohen përfundimeve të menduara arsimore që mund të gjenden në katalogun akademik.