Përshkrimi

Ky program i përbërë prej 120 ECTS, kredite (dy vjet me kohë të plotë) dhe nënkupton përgatitjen e studentëve për shërbesë në kishën lokale. Ky program pwrmbush kërkesat minimale për shërbesën e shugurimit në kishën e Nazaretasit, veç në një distrikt të caktuar ka kërkesa shtesë.

Përfundimet

Studentët që diplomohen me Çertifikatën e Shërbesës së Krishterë do të kenë:

  • një njohuri bazë të Shkrimit (PM1)* dhe të besimit të krishterë, veçanërisht nga një prespektivë Uesliane (Wesleyan) (PM2), dhe të historisë së kishës (PM3).
  • një të kuptuar të qartë për vizionin dhe misionin e kishës dhe përgjegjësinë e kishës ndaj botës dhe njerëzve të saj (KT3).
  • njohuri bazë të nevojshme për një shërbesë efektive (PM4) dhe për të punuar me njerëzit (PM5).
  • aftësitë bazë për të interpretuar Shkrimin (KP1) dhe të komunikuarit efektiv (KT1) brenda konteksteve të ndryshme kulturore (KT2).
  • aftësitë bazë për të siguruar drejtim (KP3) dhe kujdes pastoral për njerëzit (KP4), dhe të komunikojnë qartë me njerëzit (KP2).
  • aftësitë për të zbatuar të kuptuarit e krishterë në jetët e tyre personale (KR1).
  • të rritur në aktivitetin e jetës së krishterë në të gjitha dimensionet e ndryshme të jetës së përditshme (KT4) dhe si individ (KR2) nëpërmjet njohurish me disiplina të ndryshme shpirtërore (KR4).
  • një rritje në të qenit i informuar se kush janë ata si individ (KR5) dhe si shërbyes të përfshirë në misionin e Perëndisë në botë (KR3).

Vini re: Plani mësimor është skicuar me arsyetimin se asnjë program edukimi nuk është i plotë, por duhet të shihet si shtrirje e një baze të të mësuarit gjatë gjithë jetës.

* Shkurtimet i referohen përfundimeve të menduara arsimore që mund të gjenden në katalogun akademik.